Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

nga D V

Shkup, 12 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vazhdon vizitën e saj në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës.

Në konferencë, nikoqir i së cilës është kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski marrin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, biznesit dhe shoqërisë civile.

Siljanovska Davkova dje iu drejtua panelit kryesor për shefat e shteteve dhe qeverive, në të cilin fjalim mbajtën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në panelin kryesor morën pjesë edhe presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Gjeorgjisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall mes tjerash ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar, ndërsa sot siç theksoi ajo, “është i nevojshëm lloj i ri i planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar”.

Sipas presidentes, duhet investuar jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative.

Në takim u vlerësua pozitivisht pozicioni ekzistues i përbashkët evropian dhe se duhet të vazhdojë ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën.

Konferenca është vazhdimësi e serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rinkonstruimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Qëllimi kryesor i ngjarjes është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për rindërtimin, rikonstruimin, reformën dhe modernizimin e Ukrainës, kumton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More