Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

nga D V

Propozimi i Partisë Socialiste i një projektligji me procedurë të përshpejtuar për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale shkaktoi tensione në seancën e sotme plenare.

Por për Partinë Demokratike, projektligji është njoftuar pa u depozituar. Kjo solli debate mes palëve politike, pasi opozita me tone të larta akuzoi mazhorancën se nuk e ka draftuar nismën, por e fut me procedurë të përshpejtuar me sms.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka disa herë radhazi u ngrit për të zënë foltoren dhe u drejtua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali me tone të larta.

Por edhe të tjerë deputetë të PD-së u ngritën për të bllokuar Foltoren. Efektivë të Gardës ndërhynë për të qetësuar tensionet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More