Tërmet i fuqishëm në kufi me Kosovën, shkund edhe vendin tonë

nga Xh M

Shkup, 10 shkurt – Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sonte në ora 22:05 regjistroi një tërmet me epiqendër në territorin e Republikës së Kosovës, rreth 45 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale sipas shkallës Rihter ML 4.6.

Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë me intensitet V shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, në Shkup dhe rrethinë me intensitet IV–V shkallë, ndërsa në pjesët e tjera të Republikës me intensitet III–IV shkallë sipas së njëjtës shkallë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More