Tërmet me epiqendër në rajonin e Dellçevës dhe Berovës

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – Tërmet me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudës lokale të Rihterit ML3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm nga Enti Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është në zonën Dellçevë – Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit.

Siç njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencëave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46 dhe është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More