Tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej katër ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane

nga D. V.

Shkup, 30 dhjetor – Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara përreth territorit tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në orën 22:6 minuta regjistroi një tërmet epiqendra e së cilës ishte nga rajoni Peshtan-Ohër-Strugë, rreth 103 kilometra në jugperëndim nga Shkupi, me magnitudë lokale të Rihterit, ML2.8.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More