Tetë zjarre në ambient të hapur deri në orën 13:30, aktive janë katër

Tetë zjarre në ambient të hapur deri në orën 13:30, aktive janë katër

nga D V

Shkup, 3 shtator – Janë evidentuar gjithsej tetë zjarre në ambient të hapur në mbarë vendin deri në orën 13:30. Prej tyre, katër janë aktive, ndërsa dy janë vënë nën kontroll, informojnë pasdite nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Nga zjarret aktive, dy janë në territorin e komunave Çashkë dhe Çuçer Sandevë, ku digjet pylli i përzier. Vegjetacioni me kërcell të ulët digjet në rajonin e Prilepit, ndërsa kashtë në territorin e fshatit strugan Tateshi.

Zjarri i parë nën kontroll është në territorin e komunës së Shtipit, ku digjet pylli me bimësi të ulët, dëllinja dhe bar të thatë. I dyti është në rajonin e fshatit Vardino të Demir Hisarit, janë djegur drunj zjarri.

Zjarret e shuara ishin në territorin e komunave të Gostivarit dhe Prilepit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More