Tetori shpresë e re për nisje të negociatave me BE-në!

nga I.A

Shkup, 13 shtator – Shpresë e re për dëshirë e nevojë të vjetër, nisja e negociatave me BE-në. Nuk duhet të harrojmë që shqiptarët janë determinues të pakomprimist të fatit të vendit për sa i përket orientimit evropian. Në bazë të të gjitha sondazheve është dëshmuar si në RMV ngjashëm edhe në Shqipëri e Kosovë se populli shqiptarë janë populli më pro evropian në rajon. Ky fakt balancon dhe ndihmon edhe Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së. Sa më shpejt të anëtarësohet vendi në BE aq më shumë përshpejtohet procesi i zhvillimit dhe progresit pothuajse në gjitha fushat, shkruan Zhurnal

Varheji: BE-ja synon në tetor të nisë negociatat me Shqipërinë, por ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut –

Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, se qëllimi është mbajtja e konferencave ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë e Veriut, në tetor.

“Me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta Maqedoninë e Veriut synimi ynë është që muajin e ardhshëm të mbajmë konferenca ndërqeveritare”, tha Oliver Varheji, komisionet për zgjerim.

Në konferencën për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) në Budapest, siç transmeton MIA, Varheyi shtoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë dialogun për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

Lidhur me rezultatet e Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit, Varheyi vuri në dukje Planin e Rritjes të miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor, i cili hedh themelet për zbatimin e një integrimi gradual më të shpejtë, në mënyrë që partnerët të jenë më të përgatitur për procesin e anëtarësimit.

“Kjo ofertë e paprecedentë prej gjashtë miliardë euro shtesë në mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor synon të inkurajojë zhvillimin socio-ekonomik dhe afrimin e rajonit të BE-së dhe duhet të sigurojë përfitimet e anëtarësimit edhe para anëtarësimit. Në të njëjtën kohë promovon integrimin ekonomik në rajon përmes një tregu të përbashkët rajonal”, u shpreh Oliver Varheji, komisionet për zgjerim.

Ai theksoi se mbështetja totale financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027 do të arrijë një “nivel të krahasueshëm të intensitetit të ndihmës” si në fondet aktuale të kohezionit dhe strukturore të BE-së. Varheyi shtoi se Plani i Rritjes duhet të përshpejtojë proceset e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe vuri në dukje se të gjithë partnerët kanë paraqitur axhenda reformash që përshkruajnë se si dhe kur do të përfundojnë reformat e nevojshme për hyrjen në BE.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More