Thaçi: Nëse ne largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet

nga Xh M

Shkup, 25 qershor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se nëse Fronti largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet. Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin.

“Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime.

Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, tha Thaçi në Pressing.

“Por ne nuk mund të bëhemi pjesë e nje dialogu pafund, pa rezultat e fryte”, tha kreu i PDSH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More