Thaçi shkon te Meta në Tiranë, premtoi përkrahje për angazhimin e qeverisë së re për shkëputje nga “Ballkani i Hapur”?!

Thaçi shkon te Meta në Tiranë, premtoi përkrahje për angazhimin e qeverisë së re për shkëputje nga "Ballkani i Hapur"?!

nga I Z

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në Tiranë me kryetarin e PDSH, Menduh Thaçi.

“ Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike, z.Menduh Thaçi.

Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor kyç shtetformues, do të vazhdojnë të jenë garancia kryesore për rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, të këtij vendi fqinj, mik, partner, shumë të rëndësishëm për ne dhe jetik për të ardhmen europiane të rajonit”, ka shkruar Meta.

Ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta është mbështetës i VMRO-DPMNE dhe një nga liderët e parë politik në rajon që uroi Hristijan Mickoskin për fitoren e zgjedhjeve, raporton INA.
Kurse burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal thonë se në takimin me ish presidentin Meta, Thaçi ka dhënë zotimin e tij se do të mbështet angazhimin e deklaruar të qeverisë së re për të shkëputur Maqedoninë e Veriut nga iniciativa “Ballkani i Hapur”.
“pa marë parasysh a do jetë pjesë e Frontit Evropian, ose jo, kryetari Thaçi ka premtuar para sh presidentit Meta se ai dhe partia e tij doo të mbështesin hapat e paralajmëruar të qeverisë së re për shkëputje të Maqedonisë së Veriut nga iniciativa Ballkani i Hapur”, kanë thënë burime të sigurta të Agjencisë Zhurnal.

Meta: Vlerësoj vizionin e Mickovskit dhe undërshtimin ndaj “Ballkanit të Hapur”

Para tre javëve, ishte presidenti Meta i cili publikisht përkrahu angazhimin e VMRO-DPMNE-së për shkëputje të Maqedonisë së Veriut nga iniciativa e “Ballkanit të Hapur”.

“Populli në Shqipëri është plotësisht i vetëdijshëm se politikat e qeverisë aktuale janë të dëmshme për vendin, për demokracinë dhe ekonominë e tij, për familjen dhe për shoqërinë në tërësi. Prandaj kanë zgjedhur të largohen me mijëra nga vendi. Jam i sigurt se votuesit shqiptarë do të bëjnë zgjedhje të pjekura për të sjellë ndryshim, siç bënë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Meta.

Sa i përket deklaratave të mia publike në favor të VMRO-DPMNE-së, besoj se VMRO-DPMNE është një forcë që ka bërë shumë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Unë vlerësoj gjithashtu vizionin e tij të qartë në rajon, veçanërisht në lidhje me kundërshtimin ndaj ideve të tilla si “Ballkani i Hapur” që synonin të devijonin proceset integruese në BE në rajon. Rezultati i tyre në zgjedhjet aktuale është një reflektim se ideologji të tilla që shkatërrojnë thelbin e shoqërive tona janë të papranueshme nga populli, në përgjithësi, ka sqaruar ish presidenti shqiptar, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More