CNA ka raportuar për gjendjen skandaloze të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, Loti II, i cili ka pësuar çarje.
Përmes pamjeve u evdientua se dëmtimet janë të pranishme si në mes të karrexhatës, ashtu edhe në anësore, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve, sidomos në njërin sens.
Kjo gjendje ka shkaktuar zemërim të drejtuesit e automjeteve të cilët janë shprehur se ky aks ka problematika dhe është e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
“Është e rrezikshme, si nuk është. S’po bie dielli dhe shkojnë e kanë… e t’i bëjnë sh*rrën atje. Po, ça po i bëjnë ata. Edhe nga një çikë zift kështu nga lart. Sh*rrën t’i bëjnë thash, sh*rrën”, është shprehur i revoltuar drejtuesi i mjetit.
Kujtojmë se për ndërtimin e Lotit II, nënkontraktore e kompanisë “Combain Group” ka qenë “Alb Building”, e cila ka pasur në përgjegjësi një pjesë të punimeve.
Gjendja aktuale kërkon sqarime dhe përgjegjësi të qarta nga subjektet ndërtuese dhe institucionet mbikëqyrëse.
https://www.instagram.com/reel/DT5TT4Kin04/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==