Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e mbylli Tik Tok-un për shkak se të rinjtë po e përqeshnin masivisht në rrjetet sociale.
Berisha thotë se, Rama po sillet si ish-diktatori Enver Hoxha.
“Tik Tok është mjet komod për komunikimin akti i bllokimit të tij për faktin se të rinjtë po e përqeshin Ramën është akt brutal.
Edi Rama mori shkas për mbylljen për një shkak të rremë, se Martin Cani u zu me shokun e tij në Tik Tok dhe ndodhi ngjarja. Kompania deklaroi se as Martini as shoku i tij nuk kishin llogari në tik tok. Kjo është arsyeja pse protestojmë kundër censurës.
Ky bën atë që bënte Enver Hoxha me Zërin e Amerikës që i vinte zhurmues nga katër anët”, tha Berisha.