Toshkovski – Davkova: Do të ndërtojmë shoqëri ku parim bazë do të jetë sundimi i ligjit

nga Xh M

Shkup, 16 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në vilën Vodno është pritur nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Toshkovski fillimisht e uroi për fitoren e saj në zgjedhje dhe i uroi mandat të suksesshëm në të cilin, siç tha ai, “do të jetë mbrojtës i interesave të shtetit”.

“Në takim diskutuam edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohemi si vend dhe konstatuam se ka shumë punë përpara dhe në këtë kontekst është e nevojshme të kemi një marrëdhënie partneriteti me qëllim të ndërtimit të një shoqërie ku parimi bazë do të jetë sundimi i ligjit dhe me këtë Maqedonia do të bëhet një vend më i mirë dhe më prosperues për të jetuar për të gjithë qytetarët”, tha ministri Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More