Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se “është fakt që ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt që në ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike”.

Toshkovski nuk donte të zbulonte detaje rreth hetimeve për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirjen e mbi njëzet personave.
Kur u pyet nëse nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, dhe me këtë edhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, ishte rrëzimi i kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm u përgjigj shkurt se kishte indikacione të tilla dhe se fija “ka filluar të zbulohet”.

Ai mohoi se këto ngjarje do të ndikonin në zgjedhjet lokale në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More