Trafik i rënduar në hyrje të tunelit të Llogarasë, me qindra automjete drejt Jugut

nga Xh M

Hyrja e tunelit të Llogarasë është përfshirë nga trafik i rënduar, që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me qindra automjete që presin në radhë për të kaluar drejt jugut të vendit.

Hapja e tunelit ka sjellë fluks të lartë lëvizjeje, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.

Tuneli i Llogarasë u hap sot zyrtarisht për të gjitha kategoritë e automjeteve, përjashtuar ato të tonazhit të rëndë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se qarkullimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të sezonit turistik.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli shmang kalimin nga Qafa e Llogarasë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë. Shpejtësia e lejuar në tunel varion nga 50 deri në 80 km/h, ndërsa gjatë verës pritet të kalojnë deri në 10 mijë automjete në ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More