Trafik kilometrik në Elbasan

nga Xh M

Trafik i rënduar në daljen e Elbasanit. Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e makinave shtrihen disa kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët.

Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.

Këto punime, ka bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Korça drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t’u përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.

Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shofer duhet të llogarisë mirë orën kur niset për të udhëtuar. Edhe mungesa e një bypassi të mirëfilltë në Elbasan rëndo nejet situatën.

Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit, por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë 4-5 orë kohë për një distancë rreth 160 km.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More