Lëvizja Demokratike zgjeron strukturat dhe themelon komisionin zgjedhor në Çashkë

nga Redaksia

Shkup, 2 janar – Lëvizja Demokratike ka themeluar komisionin zgjedhor partiak në nivelin e Komunës së Çashkës, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake.

Komisioni përbëhet nga:
• Sami Mehmedi, Kryetar
• Zani Maksuti, Anëtar
• Suat Jahja, Anëtar
• Bujar Zeqiri, Anëtar
• Rushit Sadiku, Anëtar

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Lëvizjes Demokratike për të zgjeruar dhe forcuar strukturat e saj në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja Demokratike mbetet e përkushtuar ndaj proceseve demokratike, duke siguruar një organizim të drejtë dhe të rregullt të aktiviteteve të saj partiake.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More