Ardon Jashari pritet të startojë nesër ndaj Lazios

nga D. V.

Nesër në mbrëmje do të jetë paraqitja e parë e sezonit për Massimiliano Allegrin në Kupën e Italisë, edhe pse Milani ka luajtur tashmë tre ndeshje në këtë garë.

Në dy raundet e mëparshme, kur skuadra mundi fillimisht Barin dhe më pas Lecce-n, ish-trajneri i Juventusit ishte ende duke vuajtur një pezullim prej dy ndeshjesh të vendosur pas finales së vitit 2024.

Nesër ai do të ulet në stol në Olimpico kundër Lazios dhe duhet të bëjë zgjedhje kyçe.

Sipas mediave italiane, Ardon Jashari pritet të startojë në këtë ballafaqim, pas lëndimit të Fofanas.

Jashari u lëndua dhe nuk kishte minuta, teksa nesër do ta ketë shansin e tij të lë përtshtypje tek Allegri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More