Tre nga të lënduarit në Koçan janë lëshuar nga spitalet në Plovdiv dhe Varnë

nga Xh M

Sofje, 11 prill – Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA.

Një nga pacientët u hospitalizua në Spitalin universitar “Shën Gjorgji” në Plovdiv, ndërsa dy në Akademinë ushtarako-mjekësore në Varna.

Në spitalin në Varna për mjekim mbetet edhe një pacient, ndërsa në spitalin e Sofjes “Pirogov” edhe katër të lënduar tjerë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Disa nga të lënduarit janë dërguar për mjekim në vende tjera. Në Bullgari janë hospitalizuar 15 të lënduar – prej tyre tetë në spitalin “Pirogov”, ndërsa të tjerët në spitalet në Plovdiv dhe në Varna.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More