Tre persona rrihen mes vete në Fushë Kosovë

nga D V

Tre persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një përleshje në mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:25 në fshatin Kuzmin në Fushë Kosovë.

Sipas raportit në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Si  pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More