Sipërmarrësi nga Medvegja kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga Presidenti Begaj

nga D V

Presidenti i Shqipërisë Bajarm Begaj, priti në një takim aktivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian në siglën e koalicionit ” Stati Uniti d’Europa” në Itali.

Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi Salihun për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin ne vendet ku jetojnë e punojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More