Trençevska dhe Trajanovski favoritë të Filipçes për nënkryetarë, Çupevska rikthehet si kryetare e trupit këshillëdhënës

nga Xh M

Shkup, 16 dhjetor – Siç raporton TV 24, Jovana Trençevska dhe Aleksandar Trajanovski janë propozimet e Venko Filipçes për nënkryetarë të rinj të LSDM-së.

Sekretar i përgjithshëm mbetet Aleksandar Dimitrijeviq, po ashtu edhe sekretari organizativ Ljupço Farmakovski. Në udhëheqjen e LSDM-së rikthehet edhe Ana Çupevska, si kryetare e këshillit të ri këshillëdhënës. Befasi është kryetari i ri i organizatës së qytetit, Aleksandar Davçevski. Andrej Zhernovski, Agron Demiri dhe Simona Cvetanovski mbeten në Komitetin Ekzekutiv, ndërsa ish-kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski, është ndër anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Po ashtu edhe Renata Mlladenovska, Dejan Nikollovski, Jon Frçkoski, Natasha Poposka dhe Petar Ognjenoviq.

Sipas burimeve të TV 24 nga Këshilli Qendror, këta janë favoritët e Filipçes, por për t’u bërë pjesë e udhëheqjes duhet të jenë edhe anëtarë të Këshillit Qendror. Për momentin, aty mund të lindë problem, sepse për ata që nuk janë anëtarë, sipas të njëjtave burime, mungojnë vende të lira për kooptim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More