Shkup, 3 qershor – Sot në mëngjes një numër i madh i udhëtarëve që udhëtonin nga Velesi në Shkup me tren kanë mbetur pa transport. Treni i cili niset nga Shkupi për në Gjevgjeli dhe anasjelltas, dhe sipas orarit të udhëtimit niset nga Stacioni Hekurudhor në Shkup në ora 16:55 mbrëmë pas nisjes, është prishur. Për këtë arsye sot në mëngjes i njëjti tren nuk ka dalë nga stacioni në Gjevgjeli në ora 04:40, njoftojnë AIM-n nga stacioni hekurudhor në Veles.
Sipas orarit të udhëtimit nga Stacioni Hekurudhor në Veles, ky tren ishte paraparë të nisej në ora 6:27.
Sot ata janë të indinjuar që duhet të ekspozohen ndaj kostove shtesë dhe kërkojnë nga NP MZ-Transport që ta vërë këtë tren në funksion sa më shpejt.
Ndërkaq, treni vendor sot në mëngjes nga Velesi është nisur për në Shkup në ora 5:03, ndërsa treni nga Manastiri, i cili sipas rendit niset nga stacioni i Velesit në ora 5:46.