Tripunovski: Janë ndarë 493 milionë denarë për naftën “e gjelbër”, masa do të ndryshohet vitin e ardhshëm për t’u bërë më efektive

nga Xh M

Shkup, 30 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev vizituan Njësinë Rajonale të MBPEU-së në Strumicë, ku sot janë ndarë mbi 4.500 kartela për naftë të “gjelbër” me vlerë mbi 39 milionë denarë.

“Prej sot janë shpërndarë kartelat e gjelbërta të naftës. Ministria ka ndarë 493 milionë denarë me të cilat do të mbulohen shpenzimet për naftën e ‘gjelbër’ për 46.000 bujq”, theksoi Tripunovski.

Ai paralajmëroi se kjo masë do të pësojë disa ndryshime vitin e ardhshëm për ta bërë më efektive. Sipas Tripunovskit, masa duhet të rishikohet për të pasur efekt të plotë ndaj prodhimit bujqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More