Tripunovski: Javën e ardhshme do të shpallen 5 Thirrje Publike për shpërndarjen e tokës bujqësore

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – “Unë kam paralajmëruar gjatë periudhës së kaluar se do të ketë shpërndarje të tokës bujqësore dhe tashmë të gjitha procedurat zyrtare janë përfunduar. Në periudhën e ardhshme, pra javën e ardhshme, do të shpallen gjithsej 5 Thirrje Publike për shpërndarjen e tokës bujqësore të lirë,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nga Prilepi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët.

Ai shtoi se qëllimi i shpërndarjes së tokës është rritja e produktivitetit dhe prodhimit në vend.

“Prej këtyre 5 Thirrjeve Publike, njëra do të jetë për legalizimin e mbjelljeve shumëvjeçare ekzistuese. Me këtë aktivitet, dëshirojmë ta vendosim të gjithë tokën bujqësore në duart e bujqve të vërtetë,” përfundoi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More