Shkup, 20 korrik – Në Trubarevë të komunës së Gazi Babës nisi ndërtimi i çerdhes për fëmijë. 19 milion denarë do të investiohen në ndërtimin e objektit I cili do të strehojë mbi 60 fëmijë.
“Në Gazi Babë realizohet edhe një premtim i dhënë në zgjedhjet. Problemi me mungesë të çerdheve, veçanarisht në vendbanimet e mëdha është kronik. Lista e pritjes paraqet problem serioz dhe në këtë mënyrë nëpërmjet ndërtimit të këtyre objekteve, ne bëjmë hapin e parë për zgjidhjen e problemit.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.