Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor

nga D V

Shkup, 12 dhjetor – Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën Themelore të Gostivarit do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak adresimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues për Këshillin Gjyqësor.

Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit të ekspertëve për përmbajtjen e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga ana e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Tryeza e rrumbullakët është e treta nga disa ngjarje për konsultime të cilat Ministria e Drejtësisë i ka organizuar me qëllim të sigurohet një proces transparent dhe gjithëpërfshirës e cila do të kontribuojë në avancimin e kuadrit ligjor që rregullon punën e Këshillit Gjyqësor.

“Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, paralajmëron Ministria e Drejtësisë.

Ngjarja është në bashkëpunim dhe me mbështetje nga projekti Mbështetja e BE-së për sundimin  e ligjit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More