Shkup, 23 maj – Mbrëmë, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë, është zhvilluar një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela.
Ende mbetet e paqartë nëse Ziadin Sela do të rreshtohet me një qeveri të cilës i atribuohet diskriminim ndaj shqiptarëve, apo do të zgjedhë të qëndrojë në opozitë për të vazhduar misionin e tij në mbrojtje të vullnetit shqiptar.
Këto zhvillime po ndodhin në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku pritet që përballja kryesore të jetë mes Frontit Europian dhe koalicionit VLEN.