U ekzekutua me 2 plumba në kokë, të dyshuarit u siguruan që biznesmeni nga Elbasani u vra

nga D. V.

Biznesmeni, Mondi Mëhalla humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e të dielës pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë.

Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç. E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë, raporton Euronews.al.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More