Sipas të dhënave paraprake viktima është identifikuar si 82-vjeçari Paulin Gina, i cili jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali, shkruan A2 CNN.
Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit.
Kur policia ka mbërritur në banesën e të moshuarit e ka gjetur atë të shtrirë në tokë dhe me shenja të shumta në fytyrë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.