Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës.
Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka mundur që të zbulojë detaje për ngjarjen, teksa në dritë del një konflikt i disa viteve më të parë mes viktimës dhe disa banorëve të fshatit. Shkak dyshohet një konflikt për kullotat në fshat.
Sipas informacioneve dyshohet se 4 vite më parë për konfliktet e kullotave atë e kanë kërcënuar disa bashkëfshatarë me armë, por ngjarja në atë kohë nuk u denoncua dhe çështja u mbyll mes tyre.
Për të mbrojtur këto kullota viktima shkonte çdo verë në fshat.