U krye kontroll i dokumentacionit në Prokurorinë e Lartë Publike

nga Xh M

Shkup, 18 shkurt – Në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup sot është kryer kontroll nga prokurori publik përkatës duke siguruar dëshmi për vepër penale.

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe maltretim në kryerjen e shërbimit, inicuar kundër një prokurori publik”, raportoi Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria e Shtipit, në këtë kontroll që është bërë në pajtim me Ligjin për procedurë penale, ka dokumentuar të dhënat që janë marrë nga regjistrat për lëndë të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More