U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

nga Redaksia

Kumanovë, 15 shtator – Banorët e fshatit Nikushtak më në fund panë të realizuar një nga kërkesat e tyre më të mëdha. Me vendim të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, u mbyll përfundimisht deponia jostandard/ilegale që për vite të tëra shkaktonte ndotje dhe shqetësime në këtë vendbanim.

Ky vendim shënon përmbushjen e premtimit të dhënë nga ministri Izet Mexhiti ndaj banorëve të Nikushtakut, të cilët me muaj të tërë kishin shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për pasojat që sillte kjo deponi.

“E drejta vonon por nuk harron”, theksuan banorët, duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuan në mbylljen e saj. Me këtë vendim, jo vetëm që u përmbush një premtim politik, por mbi të gjitha u fitua një betejë e rëndësishme për shëndetin publik dhe ambientin në fshatin Nikushtak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More