U raportua për pengmarrjen e një të riu, reagon policia e Sarandës: Ishte mosmarrëveshje

nga L. M

Një person raportohet se është rrëmbyer mesditën e kësaj të mërkure në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Dyshohet të jetë rrëmbyer shtetasi me iniciale F. M, për larje hesapesh. Lidhur me ngjarjen reagoi policia e Sarandës, e cila thotë se 19-vjeçari ndodhet në komisariat, ku po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

 “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”-njofton policia

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More