U votua formimi i Komisionit Anketues për aksidentet dhe tragjeditë që kanë ndodhur

nga Xh M

Shkup, 3 dhjetor – Me 84 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi sot, në kuadër të seancës plenare të 72-të, mori vendim të formojë një Komision Anketues për të konstatuar rrethanat në veprimin e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni Anketues po formohet me propozim të deputetëve nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN dhe do të fokusohet në tragjeditë në Koçan, në Spitalin Modular, rastin e “Durmo Tours” dhe “Llaskarcë”. Më herët, Kuvendi nuk e pranoi iniciativën për Komision Anketues për ngjarjet në Koçan të dorëzuar nga LSDM, Levica dhe BDI, për të cilën votuan vetëm 28 deputetë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More