Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës realizoi takim pune me ish kongresistin amerikan, Joseph DioGuardi

nga D V

Tetovë, 28 tetor – Në kuadër të aktiviteteve të vitit jubilar, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, drejtoreshën e Parkut Teknologjik Artina Kamberi dhe shefen e kabinetit të Rektorit Valmisa Novi, gjatë vizitës në SHBA, realizuan takim me ish-kongresistin amerikan, Joseph DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi si dhe përfaqësues të tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Emrat e çiftit DioGuardi janë të lidhur ngushtë me historinë e themelimit të UT-së, e cila është shoqëruar me përpjekje, mund, dhimbje dhe sakrifica të shumta, një rast specifik në historinë e arsimit të lartë, jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë. Ne i kujtojmë dhe i nderojmë të gjitha kontributet e së kaluarës të cilat janë shënuar në fletët e përjetshme të Universitetit të Tetovës.

Gjatë takimit u bisedua pikërisht për periudhën e shkurtit të vitit 1995, për peripecitë e përjetuara për ta bërë Universitetin e Tetovës realitet, si një pikë kyçe në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në veçanti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More