Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është gjetur bakteri esheria koli

nga Xh M

Gostivar, 26 shtator – Uji me të cilin furnizohen konsumatorët nga komuna e Gostivarit përmes ujësjellësit nuk është i sigurt për pije, informuan pasditen e sotme nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Në kumtesën për opinionin ata shprehin keqardhje për gjendjen e cila është krijuar nga analizat e fundit mikrobiologjike.

“Uji nga ujësjellësi publik momentalisht nuk është i sigurt për pije. Analizat mikrobiologjike zbuluan praninë e baktereve koliforme dhe esheria koli (E. coli) të cilat mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin”, thuhet në kumtesën e ndërmarrjes komunale të Gostivarit.

Konsumatorët e ujit nga ujësjellësi i qytetit këshillohen që të marrin masa për të shmangur përdorimin e ujit nga rrjeti publik i ujësjellësit dhe të përdorin ujin e ambalazhuar për pije dhe gatim.

Nga NP “Higjiena komunale” dërgojnë apel për mirëkuptim dhe nga qytetarët presin të përcjellin informacionet deri në zgjidhjen e problemit dhe sigurimin e furnizimit të sigurt me ujë.

“Shëndeti dhe siguria e banorëve të Gostivarit janë prioriteti ynë dhe do t’ju informojmë sapo uji të jetë i sigurt për përdorim”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More