Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D. V.

Shkup, 26 maj – Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e 192 mostrave nga 42 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 19.05.2025 deri më 23.05.2025, mori 192 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 192 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Ndërmarrja publike, siç thuhet, me qëllim që t’i informojë më mirë qytetarët e Qytetit të Shkupit këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marra nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More