Universiteti i Tetovës dhe Europe House i filluan aktivitetet për shënimin e Javës Evropiane të Sportit

nga D V

Shkup, 24 shtator – Me ndeshjet në ping-pong, ditën e djeshme në hapësirat e Europe House në Tetovë, filloi Java Evropiane e Sportit.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarjeje, ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Kryetari i Parlamentit Studentor, Ladon Murseli dhe një numër i konsiderueshëm studentësh.

Ky aktivitet, siç theksohet në kumtesën e UT-së që mbahet nga 23 – 30 shtator 2024, organizohet nga Universiteti i Tetovës dhe Europe House në Tetovë, synon të promovojë rëndësinë e të pasurit të një stili jetese aktive dhe të shëndetshme duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete sportive, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

“Universiteti i Tetovës ka një rol të rëndësishëm në formimin profesional të të rinjve, ndërsa Europe House promovon vlerat dhe programet evropiane që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të angazhuar”, shtohet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More