“Uragani” i Muhamed Elmazit ndez Sarajin, VLEN drejt fitores së madhe

nga Redaksia

Saraj, 4 gusht – Entuziazmi dhe besimi për ndryshim po ndihen fuqishëm në Komunën e Sarajit. Kandidati për kryetar komune nga koalicioni VLEN, Muhamed Elmazi, është pritur me entuziazëm nga strukturat dhe simpatizantët gjatë takimit me nëndegën më të madhe të kësaj komune.

Në këtë tubim, pjesëmarrësit shprehën bindjen se bashkimi dhe mobilizimi i qytetarëve është garancia më e fortë për fitoren e madhe që populli i Sarajit e pret prej kohësh. Elmazi theksoi se VLEN ka plan konkret për zhvillimin e komunës dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti vendor.

“Energjia dhe mbështetja që ndiejmë këtu janë dëshmia më e mirë se ndryshimi po vjen. Saraji do të jetë shembulli i parë i një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të afërt me qytetarët,” deklaroi Elmazi, duke falënderuar strukturat për përkushtimin e tyre.

Koalicioni VLEN ka paralajmëruar aktivitete të shumta në terren gjatë ditëve në vijim, duke synuar të mobilizojë çdo lagje dhe çdo familje për fitoren që e quan “të popullit dhe të ndryshimit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More