Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

nga D. V.

Uran Ismaili nga PDK edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon,  këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.

Në video-mesazhin e tij, Ismaili shfaqet në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës duke përmendur se kandidatura e tij vjen nga përkushtimi personal që ka ndaj kryeqytetit dhe nga bindja se Prishtinës i duhet një drejtim të ri.

“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të”, shprehet Ismaili.

Ismaili ka theksuar se nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet. Ai shton  t’i shërbejë Prishtinës – mbetet nderi më i madh i jetës së tij.

“Është koha për Prishtinën, e unë nuk e kam ndërmend me u dorëzu,” përfundon ai në video duke i ftuar të gjithë të bëhen bashkë për ndryshimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More