Urim nga ministri Filkov drejtuar ambasadores Ageler për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

nga D V

Shkup, 4 korrik – Ministri i Drejtësisë Igor Filkov i dërgoi një mesazh urimi ambasadores së SHBA-së, Angela Prajs Ageler, me rastin e 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ta kultivojmë edhe më tej miqësinë e madhe, të përballemi së bashku me sfidat serioze të sotme dhe të punojmë në partneritet për të krijuar një të ardhme më të mirë, paqe dhe zhvillim”, shkruan në urimin e Filkovit.

Ministri në të thekson se edhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në “edhe më tej mbesin të jenë prioriteti më i lartë i vendit tonë nëpërmjet promovimit të miqësisë dhe ruajtjes së dialogut të vazhdueshëm politik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More