Urim për Krishtlindje nga Gashi për qytetarët e besimit katolik

nga D V

Shkup, 25 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjet për të gjithë qytetarët e besimit katolik.

“Në frymën e festës më të madhe të krishterë, Krishtlindjeve, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju dërgoj urimet e mia të përzemërta, si dhe dëshirat e mia më të sinqerta për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Uroj që këto ditë festive të sjellin gëzim dhe paqe në zemrat e të gjithë besimtarëve katolikë në vendin tonë”, shkroi Gashi.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dërgoj urime dhe shpresa për forcimin e tolerancës fetare, bashkëjetesës dhe bashkimit në shoqërinë tonë.

“Le të ndriçojë drita e Krishtlindjes rrugën e të gjithë qytetarëve drejt një të ardhmeje më të mirë të mbushur me mirëkuptim, dashuri dhe sukses të përbashkët. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkroi Gashi në urim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More