Ushtria do të angazhohet në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 9 korrik – Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e ushtrisë në përballjen me zjarret.

“Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi.

Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More