UT me Telegram ngushëllimi pas vdekjes së profesoreshës, Flamure Ibrahimi Sadiku

nga Xh M

Tetovë, 28 tetor – Ka ndërruar jetë Flamure Ibrahimi-Sadiku, profesoreshë e Universitetit të Tetovës. Me këtë rast mortor, Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime familjes.

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë e mësova lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës sonë të nderuar Flamure Ibrahimi – Sadiku. Humbja e saj është e pazëvendësueshme për studentët dhe për të gjithë kolegët. Profesoresha Flamure nuk ishte thjesht një pedagoge e shkëlqyer dhe një profesioniste e palodhur, por edhe një njeri me shpirt të pastër, që përhapte dashuri, durim dhe besim në çdo auditor. Me përkushtim dhe dashuri të rrallë për studentët dhe punën e saj, ajo i frymëzonte ata çdo ditë, duke u bërë një model i papërsëritshëm për të gjithë.

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që ndiejmë për humbjen e saj, por mirënjohja mbetet e pafund për gjithë kontributin e saj të vyer që e ka dhënë për Universitetin e Tetovës” ka shkruar Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More