Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

nga D. V.

Shkup, 15 shtator –  “Çdo premtim e kthen në vepër” – me këto fjalë banorët e rrugës 157 në lagjen Gazi Babë e pritën kandidatin për mandatin e ardhshëm në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Mexhiti ndoqi nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë për zëvendësimin e kanalizimit atmosferik dhe vendosjen e ujësjellësit të ri. Ky projekt do t’i shërbejë rreth 90 familjeve të lagjes, ndërsa përfshin edhe asfaltim dhe ndriçim publik modern.

Banorët shprehën mirënjohjen e tyre për investimin, duke theksuar se për herë të parë ndihen se problemet e tyre po marrin zgjidhje konkrete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More