Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën”

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë moderne.

“11 shtatori i 2001-it është një datë e trishtuar për të gjithë botën, në mënyrë të veçantë për popullin amerikan,” ka shkruar Limani në një postim.

Ai u shpreh se viktimat e kësaj tragjedie meritojnë nderim të përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe mirëkuptimit ndërfetare.

“Lavdi të përjetshme viktimave! Lavdi paqes ndërfetare!” theksoi Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More