Vandalizëm në parkun e Tetovës: demolohen luhatëset dhe pajisjet e lojërave për fëmijë

nga Xh M

Tetovë, 1 shkurt – Një akt vandalizmi sot është vërejtur nga qytetarët e Tetovës, pasi rekuizitat për fëmijë në parkun afër stacionit të autobusëve janë demoluar nga persona të panjohur.

Prindërit që frekuentojnë parkun me fëmijët e tyre e kanë denoncuar incidentin për portalin Nistori, duke shkaktuar indinjatë për këtë gjest, shkruan Nistori transmeton Zhurnal.mk

Sipas dëshmitarëve, dëmet e shkaktuara përfshijnë shkatërimin e disa luhatëseve, rrëzimin e pajisjeve të tjera lojërash dhe vandalizimin e stolave për pushim.

Një prind për Nistorin thotë se kjo cenon edhe sigurinë e fëmijëve dhe se duhet vendosen kamerat e sigurisë për të parandalur incidente të ngjashme në të ardhmen.

Edhe pse komuna e Tetovës ka bërë paralajmërime të vazhdueshme për vendosjen e kamerave me qëllim ndjekjen dhe ndëshkimin e ndotësve të qytetit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret në këtë drejtim, ku kamerat e sigurisë do të ishin të nevojshme edhe në këso raste. Pritet reagim nga ana e komunës dhe SPB Tetovë për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More