Vandalizohet parku i qytetit të Kumanovës

nga Xh M

Kumanovë, 25 gusht – Ende pa përfunduar punimet rreth rikonstruimit të tërësishëm të Parkut të Qytetit në Kumanovë, i njëjti po përballet me vandalizëm të paparë nga persona të pandërgjegjshëm. Gjatë tre viteve të aktiviteteve punuese është bërë shtruarja me asfalt si dhe pllaka betoni e rrugicave, rregullimi i terenit sportiv, si dhe vendosja e disa karrigave, shportave të mbeturinave, në kejin përskaj lumit si dhe ndriçimi.

Mirëpo ende pa përfunduar punimet nga persona të papërgjegjshëm kohët e të fundit janë shaktërruar rreth 10 karriga, të cilat pastaj janë hedhur në lumë. Nga NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, Kumanovë shprehin keqardhje për këtë akt të turpshëm e vandal.

“Sërish vandalizohet pajisja urbane në Parkun e Qyetit. Para një jave intervenuam me mekanizëm dhe potencial njerëzor për heqjen e karrigeve të dëmtuara në shtratin e lumit dhe për fat të keq ja sërish për sjellje vandale të qytetarëve të papërgjegjshëm na duhet të intervenojmë. Ky vandalizëm në Parkun e Qytetit tashmë paraqet problem serioz për shoqërinë. Për këtë arsye apelojmë tek institucionet kompetente të ndërmarrin masa efikase, siç është vënia e sistemit të videombikqyrjes, pranisë së policisë apo inspekcionit komunal në park si dhe organizimin e fushatave edukative për informimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Parkut të Qytetit”, thuhet në njoftimin e NP “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë.

Ndryshe parku i Qytetit të Kumanovës, ka filluar të rikonstruohet para 3 viteve, i njejti rikonstruim financohet nga Komuna e Kumanovës si dhe Byros për Zhvillim Rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More