Nga nesër me datë 22.08.2024 dhe 23.08.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit të operimit, do të vazhdojë hedhja e larvacideve në Prishtinë.
Ndërsa, dezinsektimi do të realizohet më datat 23.08.2024 deri më 28.08.2024, duke filluar nga ora 20:00.
“Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.