Vdekja e 45 vjeçares tek Liqeni i Batllavës, Policia jep detaje: Rasti po hetohet

nga Xh M

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës, raporton Periskopi.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se viktima është 45 vjeç dhe se policia dhe prokuroria po e hetojnë vdekjen e saj.

“Sot rreth orës 12:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në liqenin e Batllavës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, femër, rreth 45 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More